Nevzat Bejta: Sot është ditë feste, dilni votoni (VIDEO)
Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta pasi ka votuar tha se është ditë feste në Gostivar.
Bejta tha se ka votuar për të mirën e Gostivarit. Ai bëri thirrje qytetarëve për të votuar për të ardhmen e qytettit të Gostivarit.
“Sot do të jetë një festë e madhe në Gostivar” u shpreh Bejta pasi votoi bashkë me familjen e tij.
Mesazhi i Bejtes:
Bashkë me familjen, shfrytëzova të drejtën e votës.
Sot, në Gostivar, është festa e demokracisë dhe uroj që e gjithë dita zgjedhore të kalojë në këtë frymë.
Gostivari dhe gostivarasit e meritojnë më të mirën.
Urime të gjithë qytetarëve të Gostivarit 🤝

