MaqedoniTop Lajme

Nevzat Bejta e pranoi humbjen: Falënderoj qytetarët që më besuan

Shpërndaje

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta përmnes një postimi në facebook ka falenderuar qytetarët që i besuan, njofton albazone media.

Postimi nga BEJTA:
Të dashur banorë të Komunës së Gostivarit,
Ju falënderoj të gjithë ju që na besuat dhe votuat për ndryshim. Mbështetja juaj tregoi se shumë qytetarë të Gostivarit besojnë se komuna jonë meriton më shumë—më shumë transparencë, më shumë përgjegjësi dhe më shumë pastërti.
Gjatë fushatës zgjedhore, ne paraqitëm dhe folëm hapur për shumë skandale korruptive që kanë dëmtuar komunën tonë për tetë vite me radhë. Këto çështje nuk ishin politike, por reale dhe të dokumentuara, dhe për to kërkuam vetëm drejtësi dhe llogaridhënie.
Edhe pse rezultati nuk ishte ai që shpresonim, mesazhi i qytetarëve ishte i qartë: dëshira për ndryshim ekziston dhe është e fortë. Prandaj, shpresoj që institucionet relevante të ndërmarrin veprime serioze dhe konkrete për hetimin dhe zgjidhjen e këtyre rasteve të korrupsionit. Sundimi i ligjit dhe barazia para drejtësisë janë thelbësore për rikthimin e besimit të qytetarëve.