MaqedoniTop Lajme

Mickoski pas takimit të liderëve: U morëm vesh për Ligji për Kundërvajtje, që “Safe City” të hyjë në fuqi nga 1 shkurti

Shpërndaje

–Mendoj se të gjithë pjesëmarrësit sot u dakorduam, tha kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit të liderëve, në lidhje me temën e ligjeve që duhet të miratohen, që të hyjë në funksion sistemi “Safe City”, përcjell TV21.

“Ajo që për mua është momentalisht akute, dhe që duhet të gjendet zgjidhje dhe mendoj që sot në këtë mbledhje arritëm të gjejmë kompromis, është Ligji për Kundërvajtje, që të mundet “Safe City” ose “Qytet i Sigurt” të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti, ashtu siç është paralajmëruar. Për miratimin e këtij ligji, që e ritheksoj që është 2/3, për të njëjtin nuk kemi nevojë për shumicë të Badenterit”, theksoi Mickoski.