MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti për Reçakun: Lavdi martirëve të lirisë!

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me nderim dhe përulje kujton sot Masakrën e Reçakut, njërën nga plagët më të rënda të historisë sonë kombëtare.

Më 15 janar 1999, 45 civilë shqiptarë u vranë mizorisht, vetëm pse ishin shqiptarë dhe kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre. Reçaku u bë simbol i dhimbjes, por edhe i së vërtetës që nuk u fsheh dot.

Postimi i plotë:

Me nderim dhe përulje, sot kujtojmë Masakrën e Reçakut, njërën nga plagët më të rënda të historisë sonë kombëtare. Më 15 janar 1999, 45 civilë Shqiptarë u vranë mizorisht, vetëm pse ishin Shqiptarë dhe kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre. Reçaku u bë simbol i dhimbjes, por edhe i së vërtetës që nuk u fsheh dot.
Masakra e Reçakut tronditi ndërgjegjen botërore dhe dëshmoi qartë politikën shtetërore të dhunës së Serbisë ndaj popullsisë civile Shqiptare. Faktet dhe dëshmitë për këtë krim mbetën të gdhendura në drejtësinë ndërkombëtare, duke konfirmuar se e vërteta nuk mund të mohohet dhe se krimet nuk parashkruhen, pavarësisht kohës që kalon.
Duke nderuar martirët e Reçakut, riafirmojmë zotimin tonë për të vërtetën, për drejtësinë dhe për paqen e qëndrueshme. Kujtimi i tyre na obligon të mos harrojmë kurrë, të mos heshtim kurrë dhe të punojmë për një të ardhme ku krime të tilla të mos përsëriten. I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve të Reçakut!
Lavdi!