Isen Shabani merr mandatin si kryetar i Vrapçishtit
Isen Shabani mori mandatin si kryetar i Komunës së Vrapçishtit, ky edhe lexoi deklaratën solemne ku tha se detyrën do ta ushtrojë me ndershmëri dhe përgjegjësi.
Shabani foli edhe për pastrimin e listave zgjedhure, ku deklaroi se census kishte edhe në zgjedhjet e 19 tetorit, pasi sipas tij, rreth 6 mijë persona që figurojnë në lista tashmë kanë ndërruar jetë. Por siç bëri të ditur ai, do t’u drejtohen organeve kompetente që në zgjedhjet e ardhshme mos të ketë probleme të tilla.
Postimi:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vrapçishtit,
Me besimin tuaj, sot mora zyrtarisht përgjegjësinë për të drejtuar komunën për katër vitet e ardhshme. Ky mandat është një obligim ndaj çdo qytetari që besoi në punë, ndershmëri dhe guxim.
Me këtë frymë do të ecim përpara, duke punuar çdo ditë për ju, duke sjellë rezultate konkrete dhe duke përmirësuar jetën e përditshme në komunën tonë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Së bashku do ta bëjmë komunën tonë vend më të mirë për të gjithë.

