Bota

Ushtarët gjermanë largohen papritur nga Groenlanda pas një urdhri urgjent

Shpërndaje

Media gjermane Bild raporton se efektivë të Bundeswehr-it të dislokuar në Groenlandë kanë marrë papritur një urdhër nga Berlini, në mëngjesin e 18 janarit, për t’u larguar urgjentisht nga ishulli.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për 15 ushtarë dhe oficerë, të udhëhequr nga admirali Stefan Pauly, të cilët ndodhen tashmë në aeroportin e Nuuk-ut dhe pritet të largohen me një avion pasagjerësh të kompanisë Icelandair.

Bild shkruan se grupi i avancuar i Bundeswehr-it nuk ka marrë asnjë shpjegim zyrtar nga autoritetet gjermane për arsyen e këtij largimi të menjëhershëm.

Të gjitha aktivitetet e planifikuara në terren janë anuluar, ndërsa deri më tani nuk ka pasur deklarata zyrtare dhe e gjithë situata po trajtohet me fshehtësi.

Fillimisht, pritej që personeli gjerman të qëndronte për një periudhë më të gjatë në Groenlandë, ku kishte mbërritur më 16 janar.

Gazeta nuk përjashton mundësinë që largimi i nxituar të lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave shtesë ndaj Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera evropiane, në lidhje me çështjen e Groenlandës.

Lajmi: BILD