Trump publikon mesazhin privat të Macronit: Nuk e kuptoj se çka po bën me Grenlandën
Presidenti Donald Trump ka publikuar në Truth Social një ‘screenshot’ nga lideri francez Emmanuel Macron, në të cilin ai vë në pikëpyetje qëndrimin e SHBA-së ndaj Grenlandës.
Krahas mbishkrimit “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron, i Francës”, pamja e publikuar përmban, ndër të tjera, këtë tekst:
Miku im,
Ne jemi plotësisht në një linjë për Sirinë.
Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin.
Nuk e kuptoj se çfarë po bën me Grenlandën.
Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha:
Mund të organizoj një takim të G7-ës pas Davosit në Paris, të enjten pasdite. Mund të ftoj ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët në margjina.
Le të kemi një darkë së bashku në Paris të enjten, përpara se të kthehesh në SHBA.
Emmanuel


