MaqedoniTop Lajme

Mexhiti: Brenda një muaji të konkretizohet çështja e shkrirjes së VLEN-it në parti

Shpërndaje

“Mendoj që nuk jemi larg për të kaluar në këtë nivel, që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm. Ka disa opsione, pra ka konstruktive, kreative, është propozimi për rotacion, është propozimi me bashkëkryetarë, propozimi një anëtar një votë dhe propozime të tjera. Jemi duke i shqyrtuar, në këtë periudhë në mënyrë intenzive jam optimist që së shpeti do ta rrumbullakojmë këtë, pa prejudikuar se cili do të jetë lideri apo liderët. Për shkak se më e rëndësishme është ideja, subjekti se sa individi.. S’kemi vendos afat se edhe kështu si funksionon është i suksesshëm, mirëpo për shkak të kërkesave, analizave po punojmë drejt shkrirjes, jam optimist besoj se brenda një muaji edhe mund të kemi diçka më konkrete”, tha Izet Mexhiti, VLEN. /Alsat.mk