RajoniTop Lajme

Kurti me ministrat e tij nderojnë 17 civilët e vrarë në Komunën e Gjakovës

Shpërndaje

Kryeministri i në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij dhe zyrtarë të Vetëvendosjes kanë marrë pjesë në përkujtim të 17 civilëve të pafajshëm ndër ta edhe katër martirët e familjes Lleshi.

Postimi nga KURTI:
Rruga drejt çlirimit të Kosovës dhe lirisë së popullit është e shtruar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Katër shtylla që mbajnë një kulm simbolizojnë katër dëshmorët e familjes patriotike Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Vendosëm lule të freskëta te varret e ushtarëve të UÇK-së, Memës e Prendit, në përvjetorin e 27-të rënies së tyre në luftimet në Goden të Hasit. Ata prehen pranë të afërmve të tyre, Markut e Kolës, të rënë heroikisht me 7 gusht 1998 në betejën e Markalleshëve.
Republika e Kosovës sot ka demokraci të shëndetshme dhe zhvillim të qëndrueshëm, ushtri të fortë dhe siguri anekënd, duke e lartësuar kështu sakrificën e madhe të popullit tonë për liri, pavarësi dhe mirëqenie. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!