Presidentja Osmani priti në takim Presidentin e zgjedhur të Rotary International, z. Olayinka Hakeem Babalola
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim Presidentin e zgjedhur të Rotary International, z. Olayinka Hakeem Babalola, të cilit i uroi suksese në ushtrimin e kësaj detyre.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të Rotary International në Kosovë dhe ritheksoi përkushtimin për të vazhduar punën e përbashkët, sidomos në mbështetje të sektorit të shëndetësisë. Në këtë frymë, Presidentja përgëzoi mbështetjen e rëndësishme të Rotary International për Repartin e Onkologjisë në QKUK.
Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjenden mënyra konkrete për realizimin e mbështetjes në këtë sektor, si dhe në fuqizimin e rinisë e ndërmarrësisë.

