“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve”, Erdogan publikon foto nga vizita në Shqipëri

Shpërndaje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në “Instagram” Erdogan ka ndarë momente gjatë ndalesave të tij në vendin tonë ku krah fotove të publikuara ai shkruan: “Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”.

Kujtojmë që presidenti turk, ditën e djeshme e nisi vizitën e tij në Shqipëri në qytetin e Laçit ku dorëzoi çelsat e 522 banesave të ndërtuara me financimin turk.

Këtë vizitë zyrtare, presidenti turk e përmbylli me vizitën në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, të restaurar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim.