RajoniTop Lajme

Prezantohet EksportON, platforma më e re kombëtare e dialogut për eksportet shqiptare

Shpërndaje

U prezantua sot EksportON, platforma më e re kombëtare e dialogut për eksportet shqiptare, e hartuar nga AIDA, (Agjencia shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), e cila synon të ndërtojë një hapësirë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, agjencive mbështetëse dhe bizneseve eksportuese, duke e vendosur eksportin në qendër të politikave të zhvillimit ekonomik dhe duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar “Made in Albania”.

Kryeministri @ediramaal i cili ishte i pranishëm në event, u shpreh se “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE dhe për këtë arsye, qeveria do të mbështesë fuqimisht dhe gjithmonë e me shumë të gjithë ata që do të synojnë t’ia japin vetes këtë pasaportë, duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët mund t’i çojë larg dhe duke u fokusuar tek konkurrenca me standarde të larta.