BotaTop Lajme

Presidenti Erdogan: Bota turke do të lërë gjurmën e saj në këtë shekull

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është i bindur se bota turke do të lërë gjurmë në këtë shekull, raporton Anadolu.

“Për sa kohë që qëndrojmë zemër më zemër, me lejen e Zotit, jemi të bindur se do ta lëmë gjurmën e botës turke në këtë shekull”, tha Erdogan, duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, në Ankara.

Erdogan tha se gjatë dekadës së fundit, Turqia e ka trefishuar tregtinë dypalëshe me Uzbekistanin.

“Besoj se së shpejti do të arrijmë objektivin tonë të ri prej 5 miliardë dollarësh”, shtoi ai.

Presidenti i Uzbekistanit: Turqia po bëhet një nga qendrat e reja gjeopolitike të fuqisë në botë

Turqia po shndërrohet në një nga qendrat e reja gjeopolitike të botës, tha presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, transmeton Anadolu.

Mirziyoyev tha se ndikimi në rritje global i Turqisë dhe sukseset e saj shkojnë përtej botës myslimane dhe se nisma “Shekulli i Turqisë” po zbatohet në mënyrë të rregullt dhe të qëndrueshme.

“Turqia po shndërrohet, në kuptimin e plotë të fjalës, në një nga qendrat e reja gjeopolitike të fuqisë në botë”, tha ai.

Më herët, Erdogan e priti Mirziyoyevin në kompleksin presidencial në Ankara. Dy liderët morën pjesë gjithashtu në një ceremoni nënshkrimi pas bisedimeve dypalëshe.