KQZ: Numërohen 98% e vendvotimeve, procesi përmbyllet sot
Vetëm edhe 2 për qind e vendvotimeve kanë mbetur pa u rinumëruar, për tu përmbyllur në tërësi procesi i rinumërimit të votave për kandidatët.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë ë ditur për RTKlive se vetëm edhe tri komuna kanë mbetur pa e mbyllur procesin e rinumërimit. Sipas tij pa u rinumëruar kanë mbetur edhe 60 vendvotime, por thotë se procesi në tërësi planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 30 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 98% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe rreth 60 vendvotime që i takojnë 3 komunave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Suharekë dhe Shtërpcë. Rinumërimi planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, tha ai për RTKlive.
Elezi tha se për caktimin e mbledhjes për shpalljen e rezultateve përfundimtare do të njoftojnë me kohë.
“Sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ do ta caktojë mbledhjen përkatëse dhe për këtë do të njoftojmë me kohë”, deklaroi Elezi.

