Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator (Video)
Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë.
Rastin e ka konfirmuar menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda.
Ai ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarit është e mirë dhe se ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Ndërkohë, faqja “Brezovica Info” ka njoftuar se tre skiatorë kishin hyrë për të skijuar jashtë pistave zyrtare, çka dyshohet se ka shkaktuar ortekun e borës, ku mbeti i lënduar një person.

