DAP nis pagesat e “TVSH-ja Ime” për tremujorin e fundit të vitit 2025: Ja çfarë duhet të dini
Drejtoria e Ardhurave Publike njofton opinionin se ka filluar pagesa e mjeteve nga faturat fiskale të skanuara për tremujorin e katërt (K4) të vitit 2025.
Për këtë periudhë, do të paguhen gjithsej 924.5 milionë denarë për 526,123 përdorues të aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV). Deri më sot, janë realizuar pagesa në vlerë prej 184.5 milionë denarë për 104,000 përdoruesit e parë.
Pagesa e mjeteve vazhdon në mënyrë progresive; sapo përpunohen urdhërpagesat, mjetet lëshohen në llogaritë e përdoruesve.
Vërejtje e rëndësishme: Në këtë moment, 5,292 përdorues që kanë skanuar fatura fiskale kanë dhënë llogari bankare (transaksionale) të gabuar, për rrjedhojë DAP-i e ka të pamundur të realizojë pagesën.
Apelojmë! Nëse nuk i keni pranuar mjetet, kontrolloni dhe përditësoni të dhënat e llogarisë suaj transaksionale direkt në aplikacionin “TVSH-ja Ime”. Në këtë mënyrë, DAP-i do të ketë të dhëna të sakta dhe do të mund të kryejë rimbursimin e mjeteve.

