MaqedoniTop Lajme

“FOLI SHQIP o taj!”, ambasadori Meidani nis nismën për provimin e Jurisprudencës në shqip

Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin “FOLI SHQIP o taj!”,duke i dhënë zë një nisme që lidhet me kërkesat e studentëve shqiptarë të Fakultetit Juridik në Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse në postim nuk jepen detaje shtesë, mesazhi i publikuar i referohet kërkesës së studentëve që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Aktualisht, ky provim ofrohet vetëm në gjuhën maqedonase, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime nga studentët shqiptarë të cilët kanë nisur edhe një peticion.

Nisma ka ngjallur reagime në opinion, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet përkatëse do të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje.