KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 43 ditë pas mbajtjes së tyre.
Njftomi i plotë:
KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e e Kosovës, 28 dhjetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 13-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Rezultatet u certifikuan për 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime.
Rezultatet e certifikuara të KQZ-së janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në hapësirën Rezultatet e Zgjedhjeve ose në këtë vegzë: https://kqz-ks.org/rezul…/zgjedhjet-per-kuvend-te-kosoves/

