MaqedoniTop Lajme

Dollneni rreshtohet me Fatmir Limanin, thellohet përçarja në Lëvizjen BESA

Shpërndaje

Përçarjet brenda Lëvizja BESA duket se po thellohen pas tensioneve të fundit mes Fatmir Limani dhe Bilall Kasami.

Së fundmi, kryetari i forumit rinor të degës në Dollnen, Imran Alimi, ka deklaruar publikisht se struktura e Dollnenit do të vazhdojë rrugëtimin politik në krah të Fatmir Limanit. Kjo deklaratë shihet si një pozicionim i qartë në përplasjen e brendshme që po zhvillohet mes dy figurave kryesore të subjektit.

“Si Përfaqësues i Forumit Rinor Dega Rajonale Dollnen dhe Kryetar i Nëndegës së Desovës, qëndroj i palëkundur pas vizionit dhe angazhimit të Fatmir Limanit.
Rinia nuk ka nevojë për vendime të mbyllura në tavolina të vogla, por për procese të hapura, transparente dhe meritore. Kur largohesh nga baza, rrezikon të humbësh besimin e saj.
Ne nuk jemi këtu për poste, por për parime.
Ne nuk jemi zë i heshtur, por ndërgjegje aktive.
Bilall e Adnan Azizi dijeni se Forumi Rinor nuk është dekor , është themel i kësaj që ndërtuam por egoja e madhe po e prishë.
Por nuk do lejohet as edhe një pëllëmbë të dëmtohet ajo çfarë u ndërtua me djersë e mund nga Rinia” ka shkruar Imran Alimi.