RajoniTop Lajme

Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur për çështjen e presidentit, ku tha se figura e Murat Jasharit do të ishte “zgjidhja e duhur në momentin e duhur”.

Ai shtoi se ka qenë i vetëdijshëm se Vetëvendosje e vetme nuk i ka 80 vota.

“Në kohë të vështira ne gjithmonë kemi gjetur mbështetje dhe frymëzim tek familja Jashari, ashtu siç gjetëm në kohën e luftës. Prandaj sot zgjedhja e një figure si Murat Jashari do të ishte zgjidhje e duhur në momentin e duhur, ky do të ishte dhe vazhdon të mbetet rasti ideal. Me gjithë këto, pas takimit të dytë që pata me Kryetarin e PDK-së, më është kumtuar nga një qëndrim i kryesisë se ata konsiderojnë se Presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja. Nisur nga kjo, mendoj se kandidati mund të vijë nga cilido subjekt, por në fund zgjedhjen për President nuk e garanton përkatësia partiake por vota në Kuvend”, tha Kurti.

Kurti theksoi se një nga opsionet është edhe që secila parti të propozojë nga një kandidat dhe që të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta.

“Nëse nuk arrini të gjejmë një figurisë unifikuese që siguron mbështetjen e 80 depiutetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë një kandidat dhe ti nënshtrohen garës brenda Kuvendit. E parasheh edhe Kushtetuta”, tha ai.