Sonte mbërrijnë të evakuuarit nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Aeroportin e Shkupit!
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që po kthehen me fluturim të organizuar, pritet të aterrojnë sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit rreth orës 21:15.
Nga Ministria e Jashtme kumtuan se ata do të dalë t’i presë Ministri Timço Mucunski.
Dje u kumtua se sipas planit të përcaktuar dhe dinamikës së parashikuar, pritet që deri në mesin e javës së ardhshme të evakuohen të gjithë shtetasit që kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer.
Sipas informacioneve të fundit të ministrisë së jashtme, Ambasadën në Doha e kanë kontaktuar 150 shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve 95 kanë shprehur gatishmëri për evakuim.
Ambasadën në Abu Dabi e kanë kontaktuar gjithsej 585 persona që qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe 36 persona nga Kuvajti, 15 nga Bahrejni dhe 5 nga Mbretëria e Arabisë Saudite./TV21

