Rama i përgjigjet opozitës për SPAK-un: “Të qeshësh e të qash me lot”

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij të sotme për SPAK-un.

Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai me deklaratën e tij është duke kërcënuar institucionet e drejtësisë.

Postimi i plotë:

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”