RajoniTop Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme pas dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme në atë mënyrë që ndalon çdo veprim të presidentes së Republikës Kosovës në lidhje me dekretin për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Ky vendin hyn në fuqi më 9 mars dhe do të zgjasë deri më 31 mars.“Vendos: TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi; TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars 2026, në kohëzgjatje deri më 31 mars 2026; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve”- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimin e plotë e gjeni këtu.