MaqedoniTop Lajme

Osmani: Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të jep menjëherë dorëheqje

Shpërndaje

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese. Siaps tij, shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.

Reagimi i plotë:
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë.
Me deklaratat e tij të fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë.
Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit.
Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë.