BotaTop Lajme

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror/ Vendet europiane ndërmarrin masa

Shpërndaje

Vendet evropiane po ndërmarrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës, ndërsa Franca është bërë shteti i fundit që ka reaguar për të mbrojtur konsumatorët pas shtimit të sulmeve në Kanalin e Hormuzit. Ministria franceze e Financave njoftoi se disa distributorë karburanti kanë pranuar vendosjen e kufijve të çmimeve, ndërsa të tjerë do të ulin çmimin për litër nga 10 deri në 30 cent.

Rritja e çmimeve erdhi pasi Irani kreu sulme hakmarrëse pas goditjeve nga SHBA dhe Israel rreth dy javë më parë, duke rritur kostot e energjisë dhe faturat e ngrohjes.

Ndërkohë, edhe vende të tjera si Gjermania, Greqia dhe Italia po shqyrtojnë masa për të kufizuar çmimet, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se qeveria mund të ndërhyjë nëse kompanitë abuzojnë me rritjen e çmimeve. Presidentja Ursula von der Leyen, tha se po shqyrtohen gjithashtu opsione si subvencionimi ose vendosja e kufijve për çmimin e gazit.