Përçarje të reja në VLEN, Mimoza Musa kundër Ilir Demirit
në VLEN me parimin e drejtimit të përbashkët. Megjithatë, ka zëra që janë për bashkim me dy bashkëkryetarë, por që ndarja e pushtetit të jetë e barabartë mes BESËS, LD-së dhe Alternativës dhe jo nga 35% për Kasamin dhe Mexhitin, ndërsa për Alternativën e Bekim Salit vetlm 10%.
“Nëse jo bashkëkryetarin, atëherë pushteti të ndahet njësoj”, thonë burime nga Alternativa. Propozimi për ndarjen e pushtetit, sipas matematikave të Mexhitit dhe Kasamit, është 35% për BESËN, 35% për LD-në, 10% për Alternativën, 10% për ASH-në e mbetur në VLEN, ndërsa 5% për Bekim Qokun dhe 5% për Lëvizjen Arbëria.
Ndërkohë, Bekim Qoku si i deleguar i Vetëvendosjes duket se do jetë pjesë e Kryesisë së ngushtë, por jo ashtu siç e kishin caktuar paraprakisht – Sekretar gjeneral. Pas ndodhive të fundit, as nënkryetar partie vështirë se do të jetë. Aktualisht, Qoku është koordinator i Grupit parlamentar i VLEN-it.
“Bekimi (Qoku) e ka lehtë, ai pajtohet me çfarëdo që i ofrohet, pasi ka vetëm 4-5 veta që i rrinë afër. Borxhi ndaj tij ka përfunduar me emërimin si koordinator i Grupit parlamentar dhe ndarjes së një drejtorie – dhe një zëvendësdrejtori, që akoma nuk është emëruar. Madje, edhe kandidatin për zëvendësdrejtor nuk mund ta emërojë dot, pasi nuk i plotëson kushtet e kërkuara me Ligj”, thonë në VLEN.
Ndryshe, tentimi për bashkimin e VLEN-it në një parti ka nis që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2024, ndërsa po bëhen rreth dy vite që tentohet bashkimi i tyre. Në fillim u fol për katër bashkëkryetarë për të përfunduar me dy, por që ende nuk po ndodhë. (koha.mk)

