RajoniTop Lajme

Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen

Shpërndaje

Bëhet fjalë për Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Sipas informacioneve, riorganizimi i qeverisë do të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të kabinetit është planifikuar për nesër.

Gjithashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re.

Hetimi fokusohet në ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra penale si nxitje për shpërdorim besimi, mashtrim kompjuterik, vërtetim i rremë me qëllim përfitimin e paligjshëm. Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek dosjen voluminoze që lidhet me një rrjet të organizuar mashtrimi me fondet bujqësore, skandal ky që ka goditur rëndë reputacionin e Qyriakos Mitsotakis, kryeministrit të vendit.

Prokuroria europiane ka hasur pengesë në legjislacionin vendas, pasi për shkak të nenit 86 të Kushtetutës ministrat dhe ish-ministrat kanë amnisti penale për pakujdeshmëritë ose shkeljet e tyre apo të vartësve të tyre gjatë periudhës që ata kanë qenë në detyrë, për shkak të ndarjes së përgjegjësisë penale dhe politike të individëve, një manovër politike e përdorur rëndom gjatë viteve të fundit, cka ka lënë jashtë hetimeve ose ka amnistuar persona me përgjegjësi politike për vepra të ndryshme penale në vend.

Ndaj prokuroria europiane u detyrua të ndajë hetimin për anëtarët e qeverisë dhe t’ia kalojë materialin direkt Parlamentit./TCH