RajoniTop Lajme

Osmani: Në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.

“Në përkrahje të studentëve! Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani përmes një shkrimi në Facebook.