Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Ideja e armëpushimit 45-ditor s’është miratuar nga Trumpi
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se një plan që përbëhet nga një armëpushim fillestar i menjëhershëm, i ndjekur nga një marrëveshje e përhershme, siç raportohet, i është paraqitur si Iranit ashtu edhe ShBA-së.
I pyetur në lidhje me raportet për një propozim për armëpushim 45-ditor për luftën, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se kjo ide nuk është miratuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Është një nga shumë gjërat që po diskutohen dhe [presidenti i Shteteve të Bashkuara] nuk e ka miratuar idenë”, tha zyrtari.
Por një numër raportimesh mediatike përmendën propozimin për armëpushim 45-ditor, i cili me sa duket doli nga “negociatat e thella” midis SHBA-së dhe Iranit, raporton Sky News.
Këto bisedime me sa duket u nxitën nga afati i fundit i Trumpit, që Irani të lejojë përsëri të gjithë qarkullimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

