Shefi i Pentagonit: Sot do jetë sulmi më i madh i bërë ndonjëherë në Iran! Trump nuk bën shaka
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, lështoi një paralajmërim të fortë për Teheranin, teksa tha se se Presidenti Donald Trump nuk po bën shaka kur kërcënon.
“Irani ka një zgjedhje. Zgjidhni me mençuri, sepse ky president nuk bën shaka, mund të shihni çfarë i ndodhi Soleimanit apo Maduros”, tha Hegseth.
Ai po i referohej Qassem Soleimanit, udhëheqësit të Pasdaranëve të vrarë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trump dhe ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i kapur në Karakas nga amerikanët në janar dhe i dërguar në Shtetet e Bashkuara.
“Ushtria iraniane është e turpëruar dhe e poshtëruar, dhe me të drejtë”, pasi Shtetet e Bashkuara arritën të lironin dy pilotët, shtoi Hegseth.
“Sot do të shohim numrin më të lartë të sulmeve që nga dita e parë e këtij operacioni. Nesër, edhe më shumë se sot, dhe pastaj Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje”, përfundoi ai.

