Armëpushimi dyjavor me SHBA, reagon për herë të parë Presidenti i Iranit: Parimet tona u pranuan
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, foli për herë të parë lidhur me marrëveshjen e armëpushimit me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se marrëveshja pasqyron “pranimin e parimeve të përgjithshme të dëshiruara nga Irani”.
Në një postim në X, Pezeshkian shkruante se armëpushimi “është fryt i gjakut të udhëheqësit të madh të vrarë, Khamenei, dhe arritje e pranisë aktive të gjithë popullit në skenë”. Ai shtoi se qytetarët e Iranit do të “mbeten të bashkuar” gjatë periudhës dy-javore të pushimit të armëve me SHBA.
Nga ana e tij, Donald Trump, deklaroi mbrëmë se kishte marrë një plan 10-pikësh nga Irani, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, duke sugjeruar se negociatat përfundimtare do të mbahen mbi bazën e këtyre parimeve.
Plani me 10 pika:
1-Angazhim për mosagresion
2-Kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit
3-Njohjen e programit të pasurimit të uraniumit
4-Heqjen e të gjitha sanksioneve primare
5- Heqjen e të gjitha sanksioneve sekondare
6-Shfuqizimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
7- Ndërprerja e të gjitha vendimeve të Bordit
8-Pagesën e kompensimeve ndaj Iranit
9-Tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni
10-Ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

