Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje, qeverinë e keni nga pas
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja për mbështetjen e fermerëve gjatë një takimi në Lushnje. Sipas kryeministrit, bankat do të ofrojnë financim deri në 2 milionë euro për fermerët dhe sipërmarrësit, ndërsa qeveria do të garantojë kreditë përmes një mekanizmi mbështetës.
“Do ketë ulje të TVSH për fermerët që shesin produkte. Jo vetëm rimbursimi, jo vetëm programi me BE, por edhe një tjetër program shumë domethënës, të cilën do e lancojmë në fund të prillit, i cili prek të gjithë sektorët prodhues. Bankat do të japin mbështetje deri në 2 milionë euro. Bujrum bëni planin dhe keni deri në 2 milionë euro mbështetje. Qeveria do të hyjë edhe me mekanizmin e garancisë. Qeverinë e keni nga mbrapa. Kemi konstatuar faktin që tashmë në Shqipëri, ka realitete të vogla prodhuese, që mund të kthehen të mëdha. Eksperiencën e gjithë këtyre viteve, por e përkthejmë në një çështje të mençur për të ardhmen“, shprehet Rama.

