Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran në Islamabad
Burime pranë ndërmjetësimit i kanë thënë Al Jazeera-s se faza e parë e bisedimeve ballë për ballë SHBA–Iran është përmbyllur, ndërsa delegacionet tashmë po shkëmbejnë tekste të shkruara për të verifikuar përputhjen mbi marrëveshjet e arritura gjatë ditës.
Bisedimet trepalëshe ballë për ballë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me ndërmjetësimin e Pakistanit ishin të parat kontakte të drejtpërdrejta të këtij niveli mes dy vendeve që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Më herët, negociatat ishin raportuar si indirekte, përmes ndërmjetësve pakistanezë, por zhvillimet e fundit tregojnë se procesi ka kaluar në format të drejtpërdrejtë, me pjesëmarrje të palëve në të njëjtin tryezë bisedimesh.
Burimet theksojnë se Pakistani po luan rol qendror ndërmjetësimi, duke kaluar mes palëve dhe duke ndihmuar në shkëmbimin e propozimeve. Në këtë fazë, të dyja palët – amerikane dhe iraniane – kanë identifikuar pika ku mund të ketë përparim.
Bisedimet u zhvillohen në Islamabad në kushte sigurie shumë të rrepta dhe me akses të kufizuar për median, ku informacionet dalin me hapa të ngadalshëm përmes burimeve diplomatike.
Në plan më të gjerë, këto negociata vijnë pas një konflikti që ka ndikuar ndjeshëm në çmimet globale të naftës, ka shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike në Lindjen e Mesme dhe ka marrë mijëra jetë. Një armëpushim i qëndrueshëm dhe një marrëveshje paqeje do të mirëpritej gjerësisht, por ende mbetet e paqartë se si do të përfundojë procesi./euronews.al

