Trump: Nëse Kina dërgon armë në Iran, do të përballet me 50% tarifa
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Kinën me tarifa doganore prej 50% për mallrat e saj, nëse Pekini i jep ndihmë ushtarake Iranit në luftën në Lindjen e Mesme.
“Nëse kapen duke e bërë këtë, do të goditen me tarifa prej 50 për qind”, deklaroi presidenti amerikan për Fox News.
“Dëgjoj lajme rreth Kinës që u jep raketa të quajtura raketa me shpatull, raketa anti-ajrore”, tha ai.
“Dyshoj se do ta bënin këtë, sepse kam një marrëdhënie dhe mendoj se nuk do ta bënin këtë”, tha ai për Fox News në “Sunday Morning Futures me Maria Bartiromo”.
“Ndoshta e bënë pak në fillim, por nuk mendoj se do ta bënin më”, tha ai.
“Por nëse i kapim duke e bërë këtë, ata marrin një tarifë prej 50%, që është një shumë marramendëse, kjo është një shumë marramendëse”, tha Trump.
Trump pritet të vizitojë Pekinin më 14 dhe 15 maj, ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping, pasi më parë e kishte shtyrë takimin për shkak të luftës.
Ndryshe, CNN raportoi se inteligjenca amerikane ka indikacione se Kina po përgatit dërgesa me armë në Iran, respektivisht raketa kundër-ajërore MANPAD.

