MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Nëse kthehet Gruevski, shkon në burg

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të përballet me burg nëse kthehet në vend, për shkak të një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse pret rikthimin e Gruevskit, Mickoski tha se ai nuk ka pritshmëri të tilla, por theksoi se ligji duhet të zbatohet për të gjithë njësoj.

“Unë nuk kam asnjë pritshmëri, por nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni, ai ka një vendim të formës së prerë dhe menjëherë pas ardhjes, organet e rendit do ta ndalojnë dhe do ta dërgojnë për vuajtjen e dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor. Ne jemi një Qeveri ku ligjet vlejnë për të gjithë dhe duhet të respektohen institucionet. Natyrisht, çdo person ka të drejtë të përdorë institucionet dhe të ankohet, por për këtë rast ekziston një vendim i formës së prerë”, deklaroi Mickoski.