Mexhiti: Pas më shumë se 50 vjetësh, sot po nisim një projekt që i jep drejtim të ri Çarshisë së Vjetër
Pas më shumë se 50 vjetësh, sot po nisim një projekt që i jep drejtim të ri Çarshisë së Vjetër.
Po realizojmë një ndërhyrje të thellë infrastrukturore në 1.567 m², me standarde të larta dhe vizion afatgjatë. Po zgjidhim problemet nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, po ndërtojmë rrjet modern elektrik dhe fibër optike, dhe po rikthejmë identitetin autentik me gur travertin dhe ndriçim tradicional.
Investim prej rreth 29 milionë denarë, që përfshin edhe rindërtimin e rrugëve përreth, duke e trajtuar Çarshinë si një tërësi funksionale.
Pas më shumë se 50 vjetësh, ky është projekti më i madh i këtij lloji. Një hap i madh për zhvillim ekonomik, më shumë aktivitet dhe më shumë jetë në këtë zonë.
Dikur, zhurma e çekanit që ishte ritmi i jetës në rrugicat e kësaj Çarshie. Sot, ajo zhurmë do zëvendësohet nga një tjetër jehonë: jehona e zhvillimit, e investimit, e rikthimit të Çarshisë.
Çairi po zhvillohet, me projekte të mëdha dhe investime të drejtpërdrejta.

