RajoniTop Lajme

Zjarri i frikshëm që përfshiu pallatin 12-katësh pranë QSUT-Tiranë, shihni pamjet me dron (Video)

Shpërndaje

Top Channel ka siguruar pamjet me dron nga momenti kur pallati 12-katësh i ndërtuar nga kompania ‘Arlis Construction’ pranë spitalit “Nënë Tereza” u përfshi nga flakët.

Siç duket edhe nga pamjet, flakët përfshinë pothuajse të gjithë pallatin, duke e djegur brenda pak minutash.

Po ashtu, disa makina zjarrfikëse duken në terren, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe dy helikopterë, të cilët, siç shihet, hedhin ujë nga lart.

Në më shumë se gjysmën e pallatit ka mbetur vetëm fasada e djegur. Zjarri dyshohet se ka nisur në një market në katin e parë të pallatit dhe pastaj është përhapur me shpejtësi.

Deri më tani, 7 persona kanë mbetur të asfiksuar, 3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT.

Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët. 7 të asfiksuar, të moshuarit ndihmohen të dalin nga flakët, zjarrfikësit dhe helikopterët tre orë në luftë me zjarrin

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, shiheshin banorët, mes tyre të moshuar që dilnin nga ndërtesa.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës. Deri në këto momente janë asfiksuar nga flakët 7 persona, mes tyre dy zjarrfikës.

Ndërkohë raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

LEXO KETU