MaqedoniTop Lajme

ASH: Pse në Qeveri dhe shumicën dërmuese të ministrive përdorimi i Gjuhës Shqipe është 0%?

Shpërndaje

Në mënyrë qesharake lavdërohen se Afrim Gashi e paska implementuar 100% Ligjin për Gjuhën Shqipe në Kuvend, ndërkohë që ai vetë deklarohej se Gjuha Shiqpe nuk është zyrtare. Nëse ka ndonjë progres në Kuvend, ka vetëm në materialet për shkak të refuzimit tonë dhe detyrimit që në çdo seancë të na sigurojnë materialet edhe në shqip, siç ishte bllokada e fundit e deputetes Ilire Dauti dhe intervenimeve e reagimeve të shumta edhe të deputetit Elmi Aziri dhe betejave të Liderit tonë, Ziadin Sela, i cili është edhe meritoti për ligjin që në 2017 e vendosi si kusht për Qeverinë. Atëherë kur bashkë me Gjuhën Shqipe u zgjodh edhe kryeparlamentari i parë shqiptarë, e kur Afrim Gashi me shokët e tij ikën nga Kuvendi.

Por, edhe në Kuvend, në rastet kur falë insistimit të deputetëve tanë përdoret Gjuha Shqipe, Afrim Gashi përsëri është i dështuar. Në materialet në Gjuhën Shqipe, ai nuk nënshkruhet duke e çuar në vend fjalën e tij dhe duke mos njohur ligjin, për të cilin sot miqtë e tij lavdërohen si sukses.

Madje edhe në përkthimet që duket se ai nuk i lexon, në verzionin shqip ka lëshime skandaloze. Emri i shtetit është përkthyer si “Maqedonia e Jugut”. A është ky një gabim apo një paralajmërim për ta bërë Maqedoninë e Veriut pjesë të Botës Sërbe (Banovina e Jugut)?

Eksponentët e pushtetit në vend se të lavdërohen për mundin e huaj, duhet të japin llogari, pse në Qeveri dhe shumicën dërmuese të ministrive përdorimi i Gjuhës Shqipe është 0%?