Bota

SHBA tërhiqet nga Siria/ Damasku merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

Shpërndaje

Qeveria siriane njoftoi sot se ka marrë kontrollin e të gjitha bazave ushtarake që më parë përdoreshin nga forcat amerikane, të cilat për vite me radhë kanë luftuar kundër Shtetit Islamik.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme siriane konfirmoi “dorëzimin e plotë” të këtyre bazave tek autoritetet vendase, duke theksuar se procesi është realizuar “në koordinim” mes Damaskut dhe Uashingtonit.

Së fundmi, autoritetet siriane morën në kontroll bazën ajrore Kasrak, në provincën Hasakah, një zonë strategjike në verilindje të vendit. Kjo ndodhi pasi forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të u tërhoqën nga zona. Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se trupat siriane kanë hyrë në bazën tashmë të zbrazët.

Sipas raportimeve nga terreni, një konvoj automjetesh ushtarake amerikane është parë duke u larguar drejt kufirit me Irakun. Baza e Kasrakut kishte shërbyer muajt e fundit si qendër logjistike për transportin e trupave dhe pajisjeve ushtarake.