MPB: S’ka më nevojë të dorëzohen në polici vërtetimet për gjobat e “Safe City”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor vërtetimet për sanksionet e paguara nga sistemi i “Safe City”.
Njoftimi i plotë
Vërtetimet për dënimet e paguara të sistemit “Qytet i Sigurt” qytetarët nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se vërtetimet për sanksionet e paguara të sistemit të trafikut “Qyteti i Sigurt”, të cilat i kanë paguar në bankë ose në mënyrë elektronike, nuk ka nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor. Sistemi i MPB-së është i lidhur automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave, ndërkaq në këtë rast qytetarët janë të obliguar që gjatë pagesës ta plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimit juridik në procesverbal, që do të thotë se duhet saktë të shënohet numri unik i procesverbalit në pjesën “numri referent” dhe “qëllimi i dërgesës” në fletëpagesë.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos e dorëzojnë vërtetimin e sanksionit të paguar në stacion policor, në interes të kursimit të kohës së tyre dhe shmangies së tollovive të panevojshme.

