MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Bullgarinë, mirëpo kërkojmë nga BE garanci për identitetin maqedonas

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot përsëri ka ftuar për bisedime me Bullgarinë për të zgjidhur ngërçin katër vjeçar për bisedimet e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ai thirrjen e bëri sot në Vjenë me ç’rast tha se qytetarët maqedonas janë të frustruar me procesin e bilaterilizuar të bisedimeve për hyrje në BE, si pasojë e kërkesave nga ana e Bullgarisë.

“Qëndrimi i ynë është shumë i qartë, se ne si qeveri jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë me aleatët tanë, fqinjët në këtë rast, dhe të diskutojmë tejkalimin e këtij problemi. Por ajo që është më e rëndësishme janë garancitë nga Këshilli Evropian për identitetin tonë dhe se nuk do të ketë çështje të tjera dypalëshe që dikush mund të hapë”, tha ai në një konferencë për shtyp me homologun Austriak Christian Stocker.

Mickoski ritheksoi kushtet e tij për ndryshimin e Kushtetuës për të futur bashkësinë bullgare në të, e të cilat kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të bashkësisë maqedonase në bullgari, si dhe garancitë nga BE se nuk do të ketë kërkesa për identitetin maqedonas.

Postimet:

Mesazhi kyç është se Evropa është në një pikë vendimtare kur duhet të zgjedhë nëse do t’i përgjigjet krizave apo do t’i japë formë aktive rregullave. Përballë pasigurisë, sfidave energjitike dhe presioneve ekonomike, fjalët nuk mjaftojnë, duhen vendime dhe veprime konkrete.
Qëllimi ynë është i qartë.
Le të ndërtojmë një ekonomi që krijon, jo vetëm konsumon.
Le të ndërtojmë një shtet që ofron siguri, jo paqartësi.
Le të ndërtojmë një sistem ku puna shpërblehet, dhe besimi ka vlerë.
Evropa nuk do të jetë e fortë nëse pjesët e saj mbeten të dobëta. Evropa nuk do të jetë e qëndrueshme nëse peripecitë e saj mbeten të pasigurta. Evropa nuk do të jetë konkurruese nëse ekonomitë e saj nuk rriten së bashku.
Kjo është arsyeja pse është çështje e bashkëpunimit dypalësh. Por kjo është gjithashtu një çështje e përgjegjësisë së përbashkët. Ne jemi gati ta marrim atë përgjegjësi. Jemi gati për të punuar. Jemi gati të marrim një vendim. Jemi gati për të dhënë rezultate.
Dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se me një partneritet të bazuar në besim dhe projekte konkrete, do të ndërtojmë diçka që do të zgjasë më shumë se një afat, më shumë se një krizë, më shumë se një gjeneratë.