MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti përkujton 2 majin: Dëshmi e vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 2 Majin, duke iu rikthyer ngjarjeve të lidhura me shpalljen e Karadakut si zonë e lirë.

Ahmeti theksoi se ky moment nuk përfaqëson vetëm një ngjarje historike, por një dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi. Sipas tij, Karadaku dhe banorët e këtij rajoni mbeten simbol i qëndresës dhe i bashkimit për një të ardhme më të drejtë.

Postimi:

Sot, në këtë 2 Maj të shënuar, rikthehem me mendje dhe zemër në Sllupçan, aty ku u shkrua një nga faqet më domethënëse të historisë sonë të re.

Shpallja e Karadakut si zonë e lirë nuk ishte thjesht një moment, por një dëshmi e qartë e vendosmërisë sonë për liri, dinjitet dhe barazi. Karadaku dhe banorët e saj të palëkundur mbeten simbol i qëndresës dhe i bashkimit për një të ardhme më të drejtë.

Sot, përkulem me respekt para dëshmorëve dhe luftëtarëve tanë, të cilët me sakrificën e tyre vendosën themelet e paqes dhe të drejtave që gëzojmë. Angazhimi i tyre mbetet udhërrëfyes për rrugën tonë përpara.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!