Dita e Karrierës UNT promovon Portalin e Karrierës me oferta për punësime
THIRJE, Të enjten, 7 maj 2026 ora 11h, Universiteti i Nënës Terezë (UNT) ju fton në Ditën e hapur dhe ditën e Karrierës
Në kuadër të kësaj dite do të promovohet zyrtarisht edhe Portali i ri i Qendrës së Karrierës UNT – platforma digjitale që lidh drejtpërdrejt studentët me tregun e punës dhe Kompanitë nga Oda Ekonomike Veriperindimore.
Në frymën e Nënës Terezë, ky portal është i hapur për të gjithë studentët – jo vetëm të UNT-së – si dhe për të gjitha kompanitë dhe institucionet që kërkojnë talente.
Data: Të enjten, 7 maj 2026
Vendndodhja: Universiteti i Nënës Terezë (UNT)
📍 Regjistrohuni dhe vizitoni portalin:
👉 https://carrier.great-site.net

