Zyrtarja e Ministrisë së Bujqësisë dënohet me 10 muaj burg për korrupsion me fondet IPARD
Një e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, u dënua me 10 muaj dënim me burg, pasi pranoi fajin se kishte marrë ryshfet gjatë ndarjes së mjeteve nga programi IPARD. Dënimi do t’i llogaritet nga 5 nëntori 2025, prej kur ndodhet në arrest shtëpiak.
Njëkohësisht, me vendim gjyqësor do të konfiskohen edhe mjetet financiare të gjetura te e dënuara. Bëhet fjalë për një shumë prej 8.000 eurosh, të cilat u sekuestruan gjatë kontrollit policor. Hetimi vazhdon për të dyshuarit e tjerë në këtë rast të lidhur me keqpërdorimin e parave evropiane.

