Teherani kundërshton draftin e SHBA për marrëveshje paqeje dhe amëpushim: Disa pika, të papranueshme
Agjencia iraniane Tasnim News Agency ka raportuar, duke iu referuar një burimi të brendshëm, se propozimi i Shteteve të Bashkuara për bisedime me Iranin përmban disa pika që Teherani nuk i pranon.
Sipas raportimit, zyrtarë iranianë i kanë cilësuar disa pjesë të draftit si të papranueshme për palën e tyre.
Në të njëjtën linjë, Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në parlamentin iranian, ka reaguar ndaj draftit të publikuar nga Axios, duke e përshkruar atë si një listë dëshirash të SHBA-së dhe jo një plan real negociatash.
Sipas dokumentit të publikuar, propozimi amerikan përfshin disa pika kryesore si përfundimin e konfliktit, nisjen e negociatave 30-ditore, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor iranian dhe lehtësimin gradual të sanksioneve amerikane.
Për momentin, palët nuk kanë dhënë sinjale për një marrëveshje përfundimtare, ndërsa diskutimet mbeten në fazë të hershme.

