MaqedoniTop Lajme

“VLEN-i po ndërtohet”, Sali: Dëgjuam zërin e qytetarëve për bashkim

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në Kongresin e parë partiak tha se VLEN po ndërtohet. Tutje Sali tha se dëgjuam qytetarët për bashkim dhe se VLEN-i do të jetë gjithandje ku qytetarët presin më mirë nga politika.

“Ne e dëgjuam kërkesën e qytetarëve që prisnin bashkim. Prandaj sot VLEN-i po ndërtohet si strukturë serioze politike. Ne duam që VLEN-i të jetë i pranishëm kudo, në qytet e fshat dhe gjithkund ku presin më mirë nga politika”, tha Bekim Sali – zëvendëskryeministër i parë.

Postimi:
VLEN një, të bashkuar nën një organizim, jo më përçarje, por vetëm bashkim.
Sepse populli nuk lodhet nga sakrifica… lodhet nga përçarja.
Nuk humbet nga mungesa e forcës… humbet kur zërat ndahen dhe idealet heshtin.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet që buron nga zemra, për politikë që buron nga ndërgjegjja dhe për njerëz që e duan kombin më shumë se veten.
Tashmë, VLEN nuk është vetëm një subjekt politik.
Është zëri i bashkuar i shqiptarëve, është përgjegjësi, është besim dhe është gardiani që do të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen tonë.
Kur shqiptarët bashkohen rreth idealit, askush nuk mund ta zbehë fuqinë e tyre.