Mexhiti: Mickoski për herë të parë në kongres të partive shqiptare
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi si zhvillim të rëndësishëm pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit në një kongres të partive shqiptare.
Sipas tij, kjo është hera e parë që një kryeministër merr pjesë në një aktivitet të tillë politik të partive shqiptare.
“Është hera e parë që një kryeministër i vendit merr pjesë te partitë shqiptare. Edhe kur kanë qenë partnerë, nuk ka ndodhur. Madje, edhe z. Gruevski nuk ka marrë pjesë as në Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap përpara, që z. Mickoski erdhi dhe e nderoi VLEN-in, i nderoi shqiptarët, duke qëndruar rreth dy orë”, deklaroi Mexhiti.

