RajoniTop Lajme

Zgjedhjet e 7 qershorit – Partitë publikojnë listat për deputetë

Shpërndaje

Kosova po hyn zyrtarisht në garën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, pasi partitë më të mëdha politike në vend tashmë kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë.

Këto zgjedhje vijnë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të vendit, duke e çuar Kosovën në zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se dy viteve.

Në listat e publikuara nga partitë parlamentare shqiptare vërehen ndryshime të shumta, sidomos në dhjetëshen kryesore të kandidatëve, ku ka emra të rinj, rikthime të figurave të njohura politike dhe riorganizime të brendshme partiake.