MPB: Qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rrejshme për shkelje në trafik, të mos bien pre e mashtrimeve
Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se qytetarëve të vendit ditëve të fundit po u dërgohen sms porosi nga një numër telefoni nga Filipinet, për siç thonë shkelje të rregullave të komunikacionit dhe po u kërkojnë pagesa,.
Njoftimi:
Njoftim rreth shfaqjes së shpeshtë të mesazheve mashtruese për pagesën e kundërvajtjeve në trafik
Sektori i Krimit Kibernetik pranë Byrosë së Sigurisë Publike dhe Njësisë së Sigurisë Kibernetike në Departamentin e Informatikës dhe Telekomunikimit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme informon opinionin se është vërejtur një dukuri e shpeshtë ditëve të kaluara, ku persona të panjohur nëpërmjet një numri telefonik të huaj +639606963624 u dërgojnë përdoruesve të Maqedonisë mesazhe për gjoja se kundërvajtjen e regjistruar në trafik dhe kërkojnë të bëhet pagesa me kartë pagese për të njëjtin në ueb faqen e rreme: http://mvr.govmk.cam/mk.
Mashtrimin e kyejnë në atë mënyrë që, pasi që personat do të klikojnë në linkun e lënë në mesazh, i njëjti çon në ueb faqe të rreme të MPB-së ku Ju kërkojnë të futni numrin e targës së automjetit Tuaj dhe më pas ju çojnë në dritare të re ku është regjistruar kundërvajtja për ju dhe kërkojnë pagesën prej 1500 denarësh për të njëjtën.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga ueb faqet e paligjshme të Ministrisë, as të lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat e kartës së pagesës, të cilat më pas bëhen cak i shpërdorimit.
Gjithashtu Sektori i Krimit Kibernetik pranë MPB-së gjithashtu u bën thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin linqe të dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji.
Për njohje më të lehtë të mesazhit të vërtetë, qytetarët duhet të kenë parasysh se në pjesën e dërguesit të mesazhit duhet të figurojë MVR-SC (në përkthim MPB-Safe Country).

