Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë në Maqedoninë e Veriut, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një kamioni me targa nga Kosova dhe një veture BMW. Sipas raportimeve nga mediat në Maqedoninë e Veriut, përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që automjeti tip BMW të përfshihej menjëherë nga flakët, ndërsa personat që ndodheshin brenda tij nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Detaje të reja dhe tronditëse po dalin nga kjo ngjarje e rëndë. ALSAT mëson paraprakisht se drejtuesi i kamionit ka mbijetuar, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se ai kishte humbur vetëdijen nga lodhja, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar aksidentin fatal.
Burime policore nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i veturës BMW të ketë qenë femër. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë publikuar identitetin e viktimave, pasi gjendja e trupave dhe djegia e plotë e automjetit e bëjnë identifikimin shumë të vështirë.
Sipas informacioneve paraprake, ekspertët e mjekësisë ligjore dhe prokurori kujdestar po analizojnë çdo detaj nga vendi i tragjedisë. Burimet bëjnë me dije se automjeti është djegur pothuajse tërësisht, ndërsa nga makina ka mbetur vetëm skeleti metalik. Për këtë arsye, identifikimi zyrtar i viktimave pritet të kërkojë kohë dhe kryerjen e obduksionit.
Ende nuk dihet nëse në automjet udhëtonte një familje apo një grup personash, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që mes viktimave të ketë pasur edhe fëmijë. Hetimet paraprake çojnë drejt dyshimit se aksidenti është shkaktuar nga drejtuesi i kamionit, i cili dyshohet se për shkak të lodhjes ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë në korsinë e kundërt në momentin kur BMW-ja po lëvizte në drejtim të kundërt.
Në vendngjarje vazhdojnë të qëndrojnë forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa rruga është bllokuar për shkak të hetimeve intensive. Autoritetet pritet të dalin me një version zyrtar të ngjarjes vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve të plota.

DETAJET e reja:
Makina u përplas më pas shpërtheu në flakë, identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut! Në pranga shoferi i kamionit nga Kosova
Ministria e Punëve të Brendshme, sqaron se 76-vjeçari nga Kosova me iniciale B.B., i cili po drejtonte kamionin ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në drejtimin e kundërt të autostradës, ku është përplasur me veturën ‘BMW’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. 51 vjeç nga Shkupi.
Pas përplasjes, në të dyja automjetet ka shpërthyer zjarr, ku makina dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i makinës BMË R.V si dhe pasagjerët A.V. 20 vjeç dhe P.M. 20 vjeç nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.
Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi i kamionit është arrestuar dhe është ndaluar në stacion policor.
“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

